Hejstings: Shqipëria bëri një hap përpara me zgjedhjet
Laura Konda Zëri i Amerikës 11-07-2009
Kongresmeni
amerikan Ellsi Hestings, i cili ishte në Shqipëri me misionin e vëzhguesve të
OSBE-së, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, se si anëtare e NATO-s,
Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe transparenca e
përgjegjshmëria ishin një pjesë shumë e rëndësishme e procesit zgjedhor. Ai thotë se disa probleme teknike ishin të
pamjaftueshme për errësimin e votimeve, apo për t’i bërë ato të pavlefshme dhe
Shqipëria duhet të jetë krenare për këtë.
Zëri i Amerikës: Kongresmen
Hastings, ju ishit ne Shqiperi me misionin e zëvendëskryetarit të Misionit të
OSBE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një deklaratë tuajën më
29 qershor, thonit se “transparenca e numërimit do të përcaktojë suksesin e
zgjedhjeve”. Tani që numërimi thuajse ka përfunduar, cili është vlerësimi juaj
për zgjedhjet?
Kongresmen Alcee L. Hastings: Fillimisht, mendoj se zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe me
rregull. Mendimi im është se ashtu sikurse disa here në zgjedhjet e shtetit tim
Florida, pati një numër të vogël problemesh teknike, dua të përmend atë të
bojës, në 2 raste nuk pati një numër të mjaftueshëm fletësh votimi, disa
difekte të vogla, si votimi familjar, që për mua personalisht, nuk është ndonjë
shkelje e madhe. Shkova në 11 qendra votimi në Tiranë, në Durrës dhe në Kavajë.
Në asnjërin prej tyre nuk pashë ndonjë problem. U zhgënjeva pak që nuk kishte
shumë gra në komisione. Do të thoja se zgjedhjet ishin shumë më
gjithpërfshirëse se ato të mëparshmet, pra përshtypja ime e përgjithshme ështe
se zgjedhjet shënuan qartë një përmirësim nga ato të mëparshmet.
Zëri i Amerikës: Këto janë zgjedhjet e para që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe
për këtë arsye, pritej shumë për realizimin e tyre me nivel të lartë. A mendoni
se me këto zgjedhje Shqipëria i përmbushi standardet ndërkombëtare për
zhvillimin e zgjedhjeve demokratike?
Kongresmen Alcee Hastings: Si anëtare e NATO-s,
unë mendoj se Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe në
deklaratën që unë bëra, thuhej se ishte një tregues i mirë, që transparenca dhe
përgjegjshmëria ishin një pjesë shumë e rëndësishme e procesit zgjedhor...
Prononcimi i misionit që përfshiu Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, Këshillin
e Evropës, dhe Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-in që janë vëzhgues
afatgjatë, ishte se pati probleme, por ato nuk ishin të mjaftueshme për
errësimin e votimeve, apo për t’i bërë ato të pavlefshme. Shqipëria duhet të
jetë krenare për këtë. Si vëzhgues plotësisht
objektiv, që nuk njoh personalisht asnjërin prej kandidatëve të partive të
ndryshme, mendoj se zgjedhjet u zhvilluan të drejta, me disa të meta të vogla,
që besoj se do të rregullohen me kohë. Do të thosha, se Shqipëria e kapërceu
urën.
Zëri i Amerikës: Ju keni vëzhguar zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Bazuar mbi
eksperiencën tuaj, a është diçka e pazakontë zgjatja e procesit të numërimit të
votave?
Kongresmen Alcee Hastings: Jo, unë isha në Gjeorgji dhe u desh
një kohë e gjatë për të nxjerrë rezultatin. Pa folur për disa vende që janë të
mëdha, si Rusia, për shembull. Në Shtetet e Bashkuara, ne kemi votim në
mungesë, votim me shkrim dhe lloj lloj mënyrash. Edhe në zonën ku unë kam
privilegjin të jem i zgjedhur, rezultatet përfundimtare vonojnë, prandaj nuk do
ta cilësoja këtë si problem për Shqipërinë. Duke patur parasysh se u përcaktuan
standarte të larta përsa i përket transparencës, do të thoja se në këtë aspekt,
procesi ishte i jashtëzakonshëm. Disa vende shënojnë arritje në aspektin e
transparencës, si Shqiperia, por çalojnë në aspekte të tjera. Shqipëra
bëri diçka, që jo të gjitha vendet ku kam qenë unë e kanë bërë, që votimi të
ishte transparent. Çdo fletë votimi vendosej para një kamereje elektronike, në
secilën anë dhe të gjithë kishin mundësinë ta shihnin. E dija që do të ishte e
pamundur të bëhej numërimi që ditën e dytë pas zgjedhjeve. Por me mënyrën se si
ishte strukturuar procesi, do të ishte shumë e vështirë të bëheshin mashtrime
ditën e zgjedhjeve. Kam parë shumë zgjedhje, në Evropë dhe në Amerikë, por nuk
kam parë një proces më transparent se sa ai i Shqipërisë. Kërkon një kohë shumë
të gjatë për numërimin, por mendoj se zgjedhjet treguan një përpjekje serioze
për ta bërë më transparent dhe mirë procesin elektoral.
Zëri i Amerikës: Çfarë mendoni për procedurat e reja në kodin elektoral, që synonin
korrigjimin e disa mangësive nga zgjedhjet e mëparshme, a ishin ato të
efektshme?
Kongresmen Alcee Hastings: Sigurisht, unë nuk e kam lexuar të
gjithë kodin elektoral, por për mua e rëndësishme është që të gjitha grupimet
që kandiduan kishin rënë dakord për këto ndryshime. Mendoj se duhet që partive
të vogla t’u jepej më tepër hapësirë në media. Megjithëse Partia Demokratike në
pushtet i fitoi me rezultat të ngushtë zgjedhjet, duke mundur Partinë Socialiste
që ishte partia kryesore në opozitë, mendoj se pavarësisht nga kërkesa për
rinumurimin e votave, këto ligje elektorale i dhanë vendit më tepër mundësi për
të patur zgjedhje te besueshme… Diçka që duhet te theksoj, ishte procesi i
kartave të identifikimit. Nuk pashë në asnjë rast problem. Por do të shtoja se
ishte një process i ri dhe mbeten ende disa çështje për t’u shqyrtuar.
Zëri i Amerikës: Ka patur kritika lidhur me politizimin e procesit. Çfarë ndikimi mendoni
se ka patur politizimi tek procesi zgjedhor?
Kongresmen Alcee Hastings: Mbrëmjen që arrita ishin planfikuar
mitingjet në sheshet kryesore të kryeqytetit dhe të gjithë mendonin se mund të
kishte probleme. Por me sa pashë nga dritarja e hotelit, njerëzit e të dyja
palëve brohorisnin dhe, natyrisht, kjo është politika. Dua të theksoj se nuk
pati grindje, njerëzit ishin të veshur me bluzat e partive, u binin bilbilave
dhe burive. Kjo ishte një shfaqje politike, por pikërisht, këtë bëjnë
politikanët. Mendoj se gjithçka shkoi mirë dhe nuk pati asnjë lloj incidenti,
askush nuk u pengua të shprehet. Për dikë që i humb zgjedhjet është shumë e
thjeshtë të thotë se ato ishin farsë, por dua të theksoj se opozita mori pjesë
në te gjitha diskutimet për ndryshimet e kodit elektoral, pra nëse ndonjëra nga
partitë do të kishte fituar 85 përqind, apo 99 përqind të votave, në këtë rast
do të thoja se zgjedhjet ishin farsë, por kjo nuk ndodhi. Unë mendoj se
shqiptarët patën zgjedhje të vërteta dhe një garë të vërtetë.
Zëri i Amerikës: Është hera e parë në Shqipëri gjatë 18 vjetëve të demokracisë, që një
parti e majtë bën koalicion me një parti të krahut të djathtë. Duke qenë diçka
e pazakontë, kjo ka ngjallur diskutime. Cili do të ishte komenti juaj?
Kongresmen Alcee Hastings: Kur një parti nuk arrin të dominojë e vetme, kërkohet një
qeveri koalicioni. Ka shume vende që i
formojnë qeveritë e tyre në këtë mënyrë. Pra në se kemi dy parti, një të majtë
dhe një të djathë, ato do të gjejnë qendrën për popullin tyre. Shqipëria ka
probleme serioze të infrastukturës. Ajo duhet të luftojë korrupsionin që është i
përhapur në vend. Do të duhen të majtët, të djathtët, të qendrës, të gjatë, e
të shkurtër, të mëdhenj e të vegjël për t’i bërë këto ndryshime. Kjo nuk do të
jetë e lehtë, por ato do të realizohen. Kam mendimin se Shqipëria është në
lëvizje, dhe shpresoj që vendi im të ndihmojë dhe vende të tjera të OSBE-së do
ta ndihmojnë Shipërinë të përparojë më
tej.
Gjithmone Amerika e di se cben. Shprehja ime e njohur ketu ne Greqi eshte "Ne qofte se ka antiamerikane, ata jane antishqiptare". Nuk dua te mbyll gojera, le te flasin lirshem, por sa me lehtesi dyshojne me ben pershtypje. Amerika nuk e do diskretitimin e Shqiperise. Kuptuat tani. Ne revisten "Hosteni" ne kohen e Enverit kishte nje rubrike "Per te vegjel nga nje deri njemije muajsh". Beni llogari te kuptoni sekretin. Nga Autori: Adriano Xhafaj (Athine) 07-14-2009 - 06:23:10
2. Pershendtje
Pershendes kongresmenin per vertetesine me te cilen pasqyron zgjedhjet ne Shqiperi.
Sigurisht qe komunisteve nuk u pelqen kjo gje dhe vazhdojne te kercenojne me revolucion gje qe e beri Kryetari tyre sot.
Deri kur prokuroria do te qendroje e heshtur perballe ketyre njerezve qe kercenojne rendin kushtetues ne Shqiperi. Nga Autori: besnik (Elbasan) 07-13-2009 - 21:49:27
3. shume po keqperdoret emri amerikan....
Vetem pse eshte amerikan degjohet ky njeri!
Edhe cka na thote? Se mohimi i nje mandat deputesh nuk qenka gje me rendesi! Se mospjesemarja e 50% te populates nuk qenkan gje! etj etj! Amerika me kesoj njerezi e kesoj deklarata vetem qe fyen shqiptaret qe vertet kerkojne pak vlera e kerkojne demokrati te mirefillte ne shqiperi¨! A eshte ne mend ky burr a jo? Vertet nuk kemi nevoje per keso ndihma nga Amerika, me emrin e te ciles shume po keqperdoret. Nga Autori: lili (al) 07-13-2009 - 14:21:02
4.
Me shkuan mornica Zoti Kongresmen Hastings kur lexova intervisten Tuaj,sidomos kur shpresonit qe vendi Juaj do ta ndihmonte vendin tim.Ju Falenderoj sinqerisht.Zoti Ju dhashte shendet. Nga Autori: Zana (Austri) 07-12-2009 - 13:21:53
5. A eshte ze i nje vazhguesi te vertete ky?
Kur ekipet e huaja qe nonitorojne zgjedhjet ne Shqiperi, verejne parregullsi esenciale ne to, ky kongresmen si nje ze i vetmuar, i vlereson lart ato, duke dale ne te kundert me ekipet e specializuara.
Ai pergjithson ne menyre te cuditeshme 6 qendra votimi me gjithe qendrat e votimit te Shqiperise!!! Ahere kujt i sherben ky ze dhe cfare perfaqeson ne te vertete ai?
Demokracise amerikane jo por asaj te ashtuquajture demokraci shqiptare, qe me sa po shohim prej kohesh vazhdon te kete njerzit e saj dhe tek zeri i Anerikes Nga Autori: Abdurahim (Gjermani) 07-12-2009 - 08:59:28
6. interviste me kongresmenin Alcee Hastings
Do te ishte shqetesuese per mua tha kongresmeni Hastings "nese do te shikoja qe rezultatet do ishin fituar 85 apo 99 perqind nga ndonje parti, do te thoja se ishte nje farsë". Bukur, po a nuk jane nje, PD-ja e PS-ja si pjella te se njejtes monster, pra te diktatures komunisto-enveriste? Mor shoku apo zoti kongresmen, a nuk ju beri fare pershtypje nxjerrja nga skena politike e partive tradicjonale si Balli Kombetar e Legaliteti, apo e ndonje partie tjeter te djathte qe nuk i bie fyellit marksist-leninist, ne keto zgjedhje? Po mor shoku kongresmen, si PS edhe PS drejtohen nga monstra te diktatures komunisto-enveriste e si te tille kane më se 60 vite qe riciklojne vetem parlamente, qeveri si dhe nje gjyqesor te lidhur ngushte me korrupsionin, prostitucionin, drogen, kontrabanden e krimet makabre. Dhe, nese i mbledh te dyja rezultatet del qarte se pjellat e diktatures komunisto-enveriste fituan 99 perqind, gje qe ju duhet t'ju revoltoje! Nga Autori: Patriot (Shqiperi) 07-11-2009 - 22:33:52
7. Shqiperia nuk ka permbushur standartet per zgjedhje te ndershme dhe te besueshme zoti kongresmen
PSE ?
-A ka banda qe shoqerojne Kandidatet per ne Kongres ne SHBA sic ka ne Shqiperi banda qe shoqerojne Kandidatet per Deputet ?
-A ka badigarde dhe eskorte sigurie te Sekretarit te Sigurise Kombetare ne SHBA, si ajo e Ministrit te Brendshem ne Shqiperi qe te dhunoje Kandidate te Opozites dhe grabise ata ?
-A ka ne SHBA ndonje Sekretar Departamenti te dale ne konferencë per shtyp dhe me histeri te reklamoje grabitjen e sendeve personale te nje kandidati kundershtar si Ministrja Bregu ne Shqiperi? Apo te paralajmerojë komisioneret dhe vezhguesit e saj te ruhen nga fotografimi sekret i shkeljeve te tyre nga opozita ? Pse kjo frike dhe ky panik i pozites ?
-A ka ne SHBA ndonje Ndihmes Sekretar Sigurie Kombetare qe kandidon dhe merr me vete agjente te FBI,sic ka ne Shqiperi Zv.Minister te Brendshem qe merr me vete agjente te policise se shtetit per te bere presion ndaj komisionereve dhe numerueseve te votave? Nga Autori: Rruzhdi (Milano) 07-11-2009 - 18:46:08