VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Pasojat e falimentimit të GM-it në një qytezë të Tenesisë


11-07-2009

Kur General Motors deklaroi falimentimin në fillim të qershorit, kompania njoftoi se gati 15 uzina të saj do të mbylleshin ose do të ndërprisnin punën si pjesë e organizimit. Uzina e GM-it në Spring Hill, një nga më të mëdhatë dhe më modernet të kompanisë, është planifikuar të ndërpresë punën në nëntor. Kjo lëvizje do të lerë mijëra punonjës pa punë në qytetet rurale të shtetit Tenesi dhe do të kërcënojë bizneset lokale që varen në paratë që gjeneron uzina e GM-it.

Mike Dinwiddie është kryetar i bashkisë së Spring Hillit në Tenesi në këtë kohë të vështirë. Është një detyrë që e ka marrë në më pak se tre muaj, me një çështje kryesore që dominon planin e tij të punës.

“Kur merr detyrën dhe pak javë më pas punëdhënësi yt më i madh shpall falimentin dhe e humbet atë, bëhesh nervoz dhe me stres”.

 

Punëdhënësi më i madh në Spring Hill është General Motors.

Qyteza pranë Kolumbias, vendlindja e presidentit amerikan James Polk, ishte një komunitet i vogël rural para viteve 1990.

Kur GM-i zgjodhi Spring Hillin si vendin për të ndërtuar uzinën e re për markën Saturn në fund të viteve 80, popullësia aty u rrit. Uzina në Spring Hill u tha se do të përbënte investimin më të madh të kapitalit në histori dhe paratë vërshuan në komunitetet e tij.

“GM-i ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë qytet. U blenë makina dhe pajisje të policisë. Kanë bërë shumë për qytetin”.

Punësimi në Saturnin e Spring Hillit vinte me premtimin për një vend të sigurtë në një uzinë që do të qëndronte të paktën 100 vjet në biznes, thotë Robin McFarland, ish punonjës i uzinës që është tani pronar i një restoranti në Spring Hill.

Mundësia e punësimit në Spring Hill dhe premtimi për një të ardhme të ndritur në Tenesi motivoi Mekferland-in të largohej nga Miçigani.

Nuk po më pëlqente më Miçigani. Çdo gjë ishte e vjetëruar dhe nuk premtonte shumë për të ardhmen. Mendova se kjo zonë kishte më shumë potencial si për familjen edhe për fëmijët e mi.

Mekferland-i nuk e sheh më atë potencial.

Në 2007ën, GM e kishte kaluar prodhimin e Saturnit në uzina të tjera në botë. Ajo shpenzoi gati 1 miliardë dollarë për të adaptuar uzinën të prodhonte makina të tjera të GM-it.

Megjithëse tani uzina prodhon makina sportive, mbyllja e prodhimit të Saturnit shihet si fundi i viteve të lulëzimit të qytetit që ajo ndihmoi të piketohej në hartë.

Kohët e fundit, tavolinat në restorantin e Mekfarland-it janë bosh ndërsa prodhimi në uzinën pranë është pezulluar për disa javë. Për Mekfarland-in kjo është një kujtesë se biznesi i tij është i lidhur ngushtë me fatin e punonjësve të uzinës.

Kemi shkurtuar goxha shpenzimet. Tani duhet të shikojmë çdo shpenzim me kujdes. Nuk arrijmë të kemi fitim tani për tani. Dhe situata do të jetë më dëshpëruese në një apo dy muaj.

Spring Hilli mori një goditje tjetër kur GM-i njoftoi se nuk do të prodhonte më makina kompakte në uzinë.

Megjithë lajmet e këqija, kryetari Dinwiddie është optimist. Ai shpreson se GM-i apo ndonjë prodhues tjetër automobilësh do ta shpëtojë uzinën.

Do të mëkëmbemi, dhe do ta kthejmë këtë uzinë në kapacitet të plotë.

Më 24 korrik është afati për punonjësit e Spring Hillit të pranojnë një ofertë për të dalë para kohe në pension. Pjesë të uzinës që prodhon motorë do të vazhdojë të operojë por shumica e prodhimit është planifikuar të mbyllet në nëntor. //bsa// 

 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar mes pozitës dhe opozitës

  Lajmet
Presidenti rumun Traian Basescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve
Analistë komentojnë mbi kredibilitetin e  gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Shqipëri: Konferencë për investimet me qarqet e biznesit
Mustafaj: Shqiptarët duhet të mësojnë nga demokracitë perëndimore
Kosovë: Vazhdojnë debatet për koalicionin qeverisës
Kryeministri indian fillon një vizitë shtetërore në SHBA
AMA: Swift, fituese në ceremoninë në Los Anxhelos
Afganistan: Vriten katër ushtarë amerikanë dhe tetë afganë
Rumani: Zgjedhjet presidenciale shkojnë drejt balotazhit
Spektakël me balona në kryeqytetin meksikan
Izraeli zhvillon sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës
Shqipëri: Opozita ultimatum qeverisë për hapjen e kutive
Ura e Mesit, monument kulture dhe pikë turistike në qytetin e Shkodrës
Maqedoni: Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit
Komunikimet satelitore në ndihmë të operacioneve të kërkim shpëtimit
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Fundoset një traget indonezian, 29 të vdekur, 240 veta shpëtohen
Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm