VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Suksesi i një qendre riciklimi në këtë periudhë recesioni ekonomik


11-07-2009

Disa organizata kanë arritur në përfundimin se mbeturinat e një personi janë thesar për një person tjetër. Organizata për Zhvillimin e Ripërdorimit është një grup jofitimprurës, që nxit dhe edukon kompanitë për ripërdorimin e çdo gjëje nga pajisjet elektronike deri tek dollapët e kuzhinës. Biznesi i industrisë së ripërdorimit ka pasur sukses, ndërkohë që më shumë njerëz përballen me vështirësi ekonomike dhe përpiqen të bëjnë një jetë sa më pak të dëmshme për mjedisin. Në vazhdim ju njohim me një qendër ripërdorimi në shtetin lindor të Merilandit.

 

Biznesi ecën shumë mirë në këtë magazinë në Baltimor të shtetit Mariland, ndërsa konsumatorët blejnë çdo gjë nga materialet e ndërtimit deri tek orenditë shtëpiake.

Një konsumatore, Xhoi Goldsmith, bleu disa pllaka qeramike.

“Këtu ka shumë gjëra që mund të ripërdoren, që janë në gjendje të mirë dhe me çmim shumë të mirë”.

Zonja Golldsmith thotë se më parë kishte blerë pasqyra, dritare dhe doreza dyersh pasi po bënte disa riparime në shtëpi. Ajo është mes një mijë blerësve të shpeshtë në qendrën Loading Dock, një organizatë jofitimprurëse ripërdorimi, që shet kryesisht materiale ndërtimi.

Lesli Kirklend, drejtoresha ekzekutive, po përpiqet të marrë një dorezë dere nga një derë e thyer.

“Misioni ynë është i dyfishtë. Njëri është të kursejmë materialet e përdorshme, që të mos përfundojnë në prehra. Dhe tjetri mision është që këto materiale t’u shiten njerzve që duan të kursejnë për materialet e ndërtimit. Ne shërbejmë si një magazinë pastrimi”.

Qendra e ripërdorimit, që ka anëtarët e saj, u krijua para 25 vjetësh në një magazinë të vogël. Sot kjo qendër është shtrirë në një sipërfaqe prej mbi 4 mijë metrash katrorë dhe ka më shumë se 5 mijë anëtarë.

Të gjitha materialet në qendrën Loading Dock janë të dhuruara. Zonja Kirklend thotë se donatorët mund të përfitojnë nga taksat.

“Kushdo që krijon teprica materialesh ndërtimi, të reja ose të përdorura, është i angazhuar, qoftë kjo kompani me shumë material të mbetur, që duhet ta hedhë, ose një kontraktues individ, i gjithë materiali i papërdorur ose i mbetur mund të dhurohet në qendrën tonë”.

Materialet shiten me një kamatë të ulët, rreth 10 deri 30 për qind të çmimit në dyqane të rregullta. Qendra Loading Dock është popullore jo vetëm për pronarët e shtëpive, por edhe për kontraktuesit e projekteve të vogla, si Greg Majo.

“Këtu unë bëj pazaret më të mira. Këtu mund të gjesh shumë gjëra dhe mund të bësh punë krijuese për t’i bërë gjërat të duken më të bukura”.

Por edhe qendra e ripërdorimit i ka ndjerë pasojat e recesionit ekonomik.

“Aspekti i furnizimit të biznesit është prekur më shumë nga gjendja e rëndë ekonomike. Magazinat po shesin çdo gjë sepse po mbyllen. Donatorët nuk dhurojnë më sepse një projekt rinovimi është lënë për më vonë për shkak të gjendjes financiare. Dhe si pasojë donatorët nuk kanë materiale të mbetura për të sjellë në qendrat e ripërdorimit”.

Megjithatë zonja Kirklend thotë se kërkesa është ende e madhe, e kjo jo vetëm sepse është më lirë nga ana financiare. Charles Thrasher merret me ndërtime.

“Përpiqem të përdor materiale të ricikluara jo vetëm për të kursyer para, por edhe për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit. Kjo copë druri, që do ta përdor në tavan ka nevojë vetëm për një zumpare të lehtë dhe duket fare mirë”.

Shumë materiale këtu ose u ka dalë moda ose nuk nevojiten më. Megjithatë shumë njerëz i shikojnë ato me vlerë. Lillian Edwards erdhi për një derë me rrjetë dhe gjeti diçka tjetër.

“Pashë këtë dollap të vogël prej druri me çmim 5 dollarë. Thashë me vete: “Unë i kam paratë për këtë dhe mund të më vlejë”.

Lillian Edwards thotë se do ta lyejë dollapin dhe mendon se do të duket mirë në shtëpinë e saj. Megjithëse do t’i duhet një orë me makinë të shkojë në shtëpi, ajo thotë se udhëtimi në qendrën Loading Dock ishte me vlerë. //bsa//

 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama do të vizitojë familjet e viktimave të Fort Hudit

  Lajmet
Shkembime zjarri mes anijeve luftarake të dy Koreve
20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, bota kujton fillimin e përmbysjes së komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit
Parlamenti i Irakut miraton ligjin elektoral
SHBA: Shefi i Shtatmadhërisë mbështet shtimin e trupave në Afganistan
Obama vlerëson ligjvënësit për miratimin e reformës shëndetësore
Pakistan: 13 të vrarë nga një shpërthim vetvrasës në Peshavar
SHBA: Anija me çelikun e Kullave Binjake, mbërrin në Nju Jork
Kina do të japë 10 miliardë dollarë hua për Afrikën
Afganistan: 7 ushtarë afganë vriten gabimisht nga NATO
Maqedonia në dilemë për mbajtjen e referendumit mbi ndryshimin e emrit
Rënia e Murit të Berlinit dhe arkivat e policisë sekrete gjermane Stasi
Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura
Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA
Masakra në Fort Hud, reagon komuniteti mysliman
Teknologji të reja ekspozojnë shkeljen e të drejtave të njeriut
Ukrainë: Pjesë të  vendit në karantinë, si pasojë e gripit H1N1
Udhëheqësit e G-20: Ka përmirësim ekonomik e financiar në muajt e fundit
Obama: Amerika në zi për 13 viktimat e bazës ushtarake Fort Hud
SHBA: Tetori shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në 26 vjet
Shqipëri: Dhuna ndaj gazetarit Baze, takim mbi lirinë e shtypit
Kosovë: Komuna e Pejës në prag të zgjedhjeve komunale