VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Behxhet Pacolli rizgjidhet kryetar i Aleancës Kosova e Re


12-07-2009

Udhëheqës politikë në Prishtinë thanë se Kosova po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike e sociale edhe pas shpalljes së pavarësisë. 

Gjatë punimeve të Kuvendit të tretë zgjedhor të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, tërhoqi vërejtjen në gjendjen e rëndë ekonomike në vend, ndërsa kritikoi institucionet se nuk kanë punuar në zbutjen e numrit të të papunëve. 

“Kosova shtet i pavarur dhe sovran është një mundësi ideale për zhvillimin ekonomik mirëpo nuk mjafton vetëm kjo që qytetarët të kenë ushqim, veshmbathje dhe ujë të pijshëm 24 orë. Fakti se Kosovën e kanë njohur 62 shtete është një ëndërr e bukur e shndërruar në realitet, mirëpo edhe kjo nuk ua bënë të lehtë atyre fëmijëve të cilat edhe pas kaq shumë vitesh po jetojnë nëpër tenda, në skamje e varfëri. Kosovën një ditë do ta njohin shumica e shteteve të botës, dhe Kosova do të jetë pjesë e OKB-së, ne jemi të sigurt për këtë sepse po punojmë, por as kjo nuk do t’ua zgjidhe problemet qytetarëve të Kosovës”. - u shpreh ai.


Zoti Pacolli tha se Kosova përballet me mungesë të një strategjie të zhvillimit ekonomik, ndërsa u drejtoi kritika që siç tha ai, përgjatë dy vjetëve të qeverisjes nuk kanë arritur të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Shikoni si shërbehen qytetarët nga institucionet,. Radhët e gjata të pritjeve para dyerve të institucioneve e të mos flasim për arsimin, shëndetësinë, gjendjen e rinisë sonë, etj... të gjitha këto e tregojnë qartë kursin e keqqeverisjes që e kanë provokuar këtë gjendje të mjerueshme çdo kund në Kosovë”.


Zoti Pacolli, i cili drejton partinë e tretë më të madhe opozitare në Kosovë, u shpreh i bindur se në zgjedhjet komunale, të cilat pritet të mbahen më 15 nëntor të këtij viti, partia e tij do të sigurojë përkrahje më të madhe të qytetarëv. 

“Unë së bashku me ju në nëntor të këtij viti do të dalim për herë të dytë në zgjedhje. Unë dhe ju do t’u tregojmë qytetarëve se çka do të bënim më mirë dhe më shumë se sa të tjerët. Do tu tregonim se çka do të punonim më mirë se ata të LDK – së në Prishtinë, të PDK – së në Gjilan dhe ata të AAK – së në Pejë. Do t’u tregojmë qytetarëve se AKR – ja di të punojë më mirë, më transparente dhe më përgjegjëse”, tha zoti Pacolli. 


Pesëmbëdhjetë nëntori i këtij viti është caktuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin komunal. Partitë politike në Kosovë, ndonëse jo zyrtarisht, ato tashmë kanë filluar me fushata parazgjedhore. Zgjedhjet e sivjetme lokale janë të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. //mm//

 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama nderon viktimat e masakrës në Fort Hud

  Lajmet
Gjirokastër: Burg për të akuzuarit në çështjen e pallatit
Kosovë: Zgjedhjet komunale në Prishtinë
Ekzekutim për snajperin që terrorizoi Uashingtonin në vitin 2002
Uashingtoni, thirrje Phenianit të mos shkallëzojë tensionet në Detin e Verdhë
Parlamenti turk debaton të drejtat e pakicës kurde
A është i dobishëm skanimi për zbulimin e kancerit?
Një muzeum kombëtar i luftës në Nju Orlins
Kavalia: Demonstrim i mahnitshëm i forcës dhe bukurisë së kuajve
40-vjetori i emisionit televiziv për fëmijë Sesame Street
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Presidenti Obama nderon viktimat e sulmit në bazën Fort Hud
Festimet e  20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit
20 vjet pas rënies së Murit bota kujton përmbysjen e komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit