VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Instituti i Mbrojtjes së Gjuhëve të Huaja në Monterej të Kalifornisë


12-07-2009

Një nga shkollat kryesore në botë për mësimin e gjuhëve të huaja ndodhet në qytetin Monterej të Kalifornisë. Që nga viti 1941, Instituti i Mbrojtjes për Gjuhët e Huaja u ka mësuar pjesëtarëve të ushtrisë amerikane gjuhë të ndryshme.Kjo bazë e ushtrisë e quajtur Presidio në Monterei, ndodhet në udhëkryqin e kulturave të botës.

Pjesëtarë të ushtrisë amerikane dërgohen për studime këtu në Institutin e Mbrojtjes për Gjuhët e Huaja. Studentët studiojnë rreth shtatë orë në ditë dhe kanë shumë detyra shtëpie, thotë një nga ish studentët e gjuhës arabe dhe pashtu.

“Harxhoja rreth tre orë duke bërë detyra, dhe pastaj studioja vetë për rreth dy-tre orë të tjera.

Luftërat në Afganistan dhe Irak e kanë rritur kërkesën për gjuhët e Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme. Iraniano-amerikani Farrah Xhafari i jep mësim gjuhën perse ushtarëve të rinj.

“Pjesëtarëve të ushtrisë, forcave ajrore dhe marinës që fillojnë pa ditur asgjë, ne u mësojmë alfabetin arab i cili përdoret në gjuhën perse.”

Pas 47 javësh, ata e mësojnë gjuhën shumë mirë.

Kolonelja Su An Sandaski është drejtuese e qendrës. Ajo thotë se gjatësia e kurseve ndryshon.

“Kurset tona variojnë nga gjashtë muaj për gjuhët më të lehta si frëngjishtja, portugalishtja, spanjishtja dhe italishtja, e deri në 18 muaj për gjuhët që janë më të vështira për t’u mësuar nga anglisht-folësit si gjuha kineze, arabe, japoneze dhe koreane.”

Në të ashtëquajturën Dita e Gjuhëve, çdo vit, qendra i hap dyert për studentët e shkollave tetëvjeçare dhe të mesme.

Vizitorët kanë rastin të njihen me kulturat botërore.

Koloneli Dino Pik drejton programin për ata që quhen Oficerë për Zonat e Huaja.

Ai është folës i arabishtes dhe ka shërbyer në Lindjen e Mesme.

Ai thotë se programi bën përgatitjen gjuhësore e cila pasohet nga një vit shërbim në një vend të huaj.

“Gjatë atij viti, oficeri mëson funksionimin e ambasadës së një vendi, dhe pastaj udhëton në atë rajon për të mësuar rreth kulturës, fesë, historisë dhe ekonomisë së vendit ku shërben si dhe të rajonit përreth.”

Të diplomuarit e tjerë të institutit bëhen edhe përkthyes për ushtrinë amerikane, forcat speciale apo shërbimet e zbulimit. //mm//

 



Komente:

1. tung

Zeri i Amerikes e percjel edicionet tuja qe 15 vite dhe mund te them me plote gojen se jnei nje buriim i fuqishem informacioni kurse sa i perket ketij artikulli eshte shume me rendesi dhe a nje domethenie te madhe per mua sepse une jame shume i aposiunuar pas gjuheve te huaja ,menyra se sia amerikanet pergatiten si i zhvillojne kurset per tu pergatitur per situata ku ndodhen me la pershtypje te madhe faliminderit edhe njiher per kete dhe gjithe explorimet tjera qe i ben zeri i amerikes ju lumt
Nga Autori: fahri (kosove)
07-14-2009 - 10:31:15

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme