VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Lundruesi solar, bateritë me ujë dhe neurokirurgjia e motorëve dizel


21-10-2009

Burimet e pastra të energjisë janë bërë preokupim i njerëzve nga shtekcëtarët, studjuesit, shpikësit, ambjentalistët e deri tek individët e çdo profesioni tjetër, madje shumë eksperimetojnë për të përftuar energji si në laboratoret shkencore edhe në formë artizanale, për mjete të mëdha e të vogla, nga ato të transportit e deri tek lodrat e fëmijëve. Në serinë e përjavëshme "Prirjet e Gjelbra", kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për një mjet lundrues solar të ndërtuar në Australi, për bateritë me ujë dhe atë që quhet neurokirurgji e motorëve dizel.

Për shekuj me radhë parimi bazë i lundrimit kanë qënë kapja e drejtimt të erës, por tani nëpërmjet ndryshimit të projektimit, parimi është kapja e rrezeve të diellit dhe ky është "lundruesi solar".

Mjeti është i pajisur me xhama fibre me funksion të dyfishtë, si panele diellore që vetpërshtaten për të absorbuar maksimumin e dritës së diellit dhe në të njëjtën kohë për të kapur drejtimin e erës.

Ndërsa kostoja e kësaj teknologjie është më e lartë se sa ajo e motorëve konvencionalë të lundrimit, kostoja e ulët e mirëmbajtjes për motorin e saj elektrik dhe kursimi i karburantit e bëjnë "lundruesin solar" të kompensojë koston e tij fillestare.

Idea për furnizimin me energji të anijes duke kombinuar energjinë diellore dhe të erës ishte e një mjeku, i cili shfrytëzoi reagimin e një insekti ndaj natyrës që përdor krahët jo vetëm për të fluturuar por edhe për të kapur rrezet e diellit për t'u ngrohur.

Me një shpejtësi prej rreth 14 kilometrash në orë, "lundruesi solar" është një kontribut i ri në teknologjinë miqësore për mjedisin.

Lundruesi Solar i ndërtuar nga kompania australiane Solar Sailor, pas një pune këmbëngulëse 8-vjeçare,  ka tërhequr vemendjen e Klubit Jockey të Hong Kongut, i cili ka porositur katër prej tyre për të transportuar lojtarët e golfit në këtë ishull.

Këto anije do të ndërtohen në një kantjer të Hong Kongut për të mbajtur të ulët koston, në vend që të sillen nga Australia. Në kuadrin e një investimi prej 45 milionë dollarësh për mbrojtjen e mjesidit në Hong Kong, synimi është të transmetohet mesazhi se teknologjitë miqësore për mjedisin janë gjithashtu të dobishme edhe për biznesin.

****

Shpikësi japonez, Susumu Suzuki, ka zbuluar një bateri që është e ngarkuar me ujë dhe që mund të riciklohet disa herë.

Ky tip baterie është i mbushur me një përzjerje komponentesh karboni dhe kur këto komponente përzjehen me ujë, zhvillohen reaksione kimike që prodhojnë rrymë elektrike, të ngjashme me atë të baterisë tradicionale. Suzuki thotë se të gjitha komponentet e përdorura në ndërtimin e kësaj baterie janë të padëmshme për trupin e njeriut dhe për mjedisin, madje meqë atyre u duhet ujë për të vepruar, ato zgjatin më shumë se sa bateritë e zakonëshme.

Megjithëse ende në fazën e zhvillimit, bateritë e Suzukit mund të përdoren për mjete që kanë nevojë për pak energji, nga lodrat e fëmijëve dhe radiot tek elektrikët e dorës dhe telefonët.

Me një kosto sa një e dhjeta e çmimit të alkalinës standard, këto bateri miqësore për mjedisin dhe me një kosto të ulët mund të bëhen një opcion jetik në një të ardhme të afërt.

****

Trafiku është bërë tashmë pjesë esenciale e jetës së përditëshme, por vazhdon të jetë faktor shkatërrues i ngrohjes globale. E megjithatë ne mund t'i ngadalësojmë efektet e tij.

Inxhinierët në Universitetin Bath po bëjnë kërkime në atë që e përshkruajnë si 'neurokirurgji të motorrëve dizel', për të zbuluar mënyra të reja për shfrytëzimin e valëve të nxehta për të rritur efikasitetin dhe për t'i bërë makinat më miqësore për mjedisin.

Ndërkaq, një përzjerje vaji vegjetal dhe glicerine po testohet në Universitetin e Anglisë Perëndimore si karburant organik, me shpresë që një ditë do të furnizojë një armatë të tërë makinash të universiteteve.

Në saje të kërkimeve intensive që po bëhen në disa vende të botës për zbulimin e mënyrave të reja për të pakësuar efektet negative të njeriut për mjedisin, në një të ardhme të afërt mund të pritet të kemi mjete transporti që punojnë me motorë "më të pastër, më të zgjuar dhe më të gjelbër". //iç//

 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Mbi këtë temë
Ndikimi i ngrohjes globale në disa liqene piktoreske nëpër botë
 
  Lajmi Kryesor
Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar mes pozitës dhe opozitës

  Lajmet
Presidenti rumun Traian Basescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve
Analistë komentojnë mbi kredibilitetin e  gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Shqipëri: Konferencë për investimet me qarqet e biznesit
Mustafaj: Shqiptarët duhet të mësojnë nga demokracitë perëndimore
Kosovë: Vazhdojnë debatet për koalicionin qeverisës
Kryeministri indian fillon një vizitë shtetërore në SHBA
AMA: Swift, fituese në ceremoninë në Los Anxhelos
Afganistan: Vriten katër ushtarë amerikanë dhe tetë afganë
Rumani: Zgjedhjet presidenciale shkojnë drejt balotazhit
Spektakël me balona në kryeqytetin meksikan
Izraeli zhvillon sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës
Shqipëri: Opozita ultimatum qeverisë për hapjen e kutive
Ura e Mesit, monument kulture dhe pikë turistike në qytetin e Shkodrës
Maqedoni: Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit
Komunikimet satelitore në ndihmë të operacioneve të kërkim shpëtimit
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Fundoset një traget indonezian, 29 të vdekur, 240 veta shpëtohen
Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm