VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Rënia e Murit të Berlinit, e çara më e madhe e sistemit komunist


02-11-2009

Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilomerash rreth enklavës demokratike Perëndimore u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Në vazhdim një historik të shkurtër nga ngritja deri në rënin e Murit të Berlinit.

 

9 nëntori 2009 shënon 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit të Evropë.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër zona ushtarake, franceze, britanike, amerikane dhe sovjetike, po ashtu edhe qyteti i Berlinit. Nga viti 1945 deri në vitin 1961, rreth tre milion njerëz shkuan nga Gjermania Lindore dhe Berlini Lindor në perëndim. Muri u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre.

Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.

Në qershor të vitit 1963, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy vizitoi Berlinin 
President John Kennedy announced America's intentions to go to the moon in 1961
Presidenti John Kennedy
Perëndimor, ku mbajti një fjalim të fuqishëm kundër ngritjes së Murit.

“Në botën e lirisë, prononcimi më me krenari ishte "Jam berlinez".

Ky fjalim konsiderohet një nga momentet më të shënuara të Luftës së Ftohtë.

Megjithë këtë barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen, disa të tjerë jo. Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.  

5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore. Në vitin 1987, një tjetër president i Shteteve të Bashkuara, Ronal Reagan, vizitoi Berlinin, nga ku i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, t’i jepte fund ndarjes së qytetit.

[insert caption here]
Ish Presidenti Ronald Regan
"Sekretar i Përgjithshëm Gorbachev, nëse synon paqen, nëse synon begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse synon liberalizimin, eja tek kjo portë. Zoti Gorbachev, hape këtë portë. Zoti Gorbachev, shëmbe këtë mur".

Në tetor të vitit 1989, Mikhail Gorbachevi vizitoi Berlinin Lindor me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Gjermanisë Lindore. Në atë kohë ai po promovonte reforma në Bashkimin Sovjetik dhe u bëri thirrje udhëheqjes gjermano-lindore të bënte të njejtën gjë.
Më 9 nëntor 1989 në Berlinin Lindor u mbajt një konferencë shtypi.  

Shefi i medias së Partisë Komuniste, Guenter Schabowski, u tha gazetarëve se byroja politike do të bënte një njoftim se gjermano-lindorët do të lejoheshin të udhëtonin në perëndim. Kur u pyet se kur do të ndodhte kjo, Schabowski tha se mesa dinte ai, kjo do të bëhej menjëherë. Më pas u mësua se deklarata e Schabowskit nuk kishte qënë e saktë, megjethëse ai nuk pranoi kurrë se kishte bërë gabim, duke thënë se njoftimi ishte caktuar të bëhej në mëngjesin e 10 nëntorit.

Por brenda disa minutash, pas deklaratës së Schabowskit, gjermano-lindorët u vërsulën drejt postave të kufirit dhe në mesnatën e 9 nëntorit qindra mijëra prej tyre vërshuan drejt perëndimit. Rojet u kapën në befasi, askush nuk kishte marrë urdhër për ndonjë veprim. Pas disa orë ankthi, kur u pa se as trupat sovjetike nuk hapën zjarr, rojet lanë pozicionet ndërsa njerëzit kalonin kufirin.

Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri prej 155 kilomerash rreth enklavës demokratike të Berlinit Perëndimor u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, ku tanket e Traktatit të Varshavës dhe NATO-s qëndruan përballë njeri tjetrit për dekada me radhë, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit Gjermania u ribashkua.

Në anën e Lindjes, atje ka mbetur tani vetëm ajo që quhet Galeria Lindore, një pjesë muri me gjatësi 1300 metrash, i dekoruar në vitin 1990 nga 118 artistë nga 21 vende e që tani po restaurohet.

Galeria u shpall monument historik nga Bashkia e Berlinit në vitin 1992 dhe është bërë një prej pikave më tërheqëse turistike të qytetit. Pjesa tjetër e Murit që rrethonte Berlinin Perëndimor është e shënuar me gurë përgjatë vijës ku dikur ngrihej ai. //lk 
 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Mbi këtë temë
Ndikimi i mbështetjes ndërkombetare ndaj lëvizjeve demokratike pa dhunë
 
  Lajmi Kryesor
Uashingtoni në pritje të një stuhie të dytë dëbore

  Lajmet
Ukrainë: Timoshenko planifikon sfidë ligjore për zgjedhjet
Transplantimi i parë me sukses i laringut
A.I. kërkon vendosjen e drejtësisë për vrasjet e demonstruesve të lëvizjes Vetvendosja
Toyota, riparim falas të frenave difektoze
Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës
Nexhat Peshkëpia, një zemër atdhetare në mërgim
Presidenti Topi shpall tryezën e bisedimeve
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Milloshoski në Tiranë
Komenton Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës
Grupi Ndërkombëtar për Kosovën debaton mbi integrimin e Veriut
Ukrainë: Janukoviç, fituesi i pritshëm i zgjedhjeve presidenciale
Toyota, riparim falas për makinat  hibride Prius
Uashingtoni ende i bllokuar nga bora e madhe
Mustafaj: Negociatat me Presidentin pa kushte
NATO-ja përgatitet për një mësymje madhore në Afganistan
Seints fitojnë superkupën e futbollit amerikan
Hillari Klinton: Rrjetet ekstremiste islamike, kërcënim i madh për SHBA
Ahmadinexhad jep urdhër për pasurimin e uraniumit në një shkallë më të lartë
SHBA: Zonat lindore dhe qëndrore përfshihen nga stuhia dimërore
Maqedoni: Shqetësime mbi marrëdhëniet ndëretnike
Ukrainë: Sondazhet nxjerrin kryesues kandidatin pro rus, z. Janukoviç
NASA shtyn nisjen e anijes Endevër për shkak të motit
Një album me fotografi, risjell historinë e Majës së Vjetër në Peru
Një stuhi e madhe dëbore godet pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara
Vuk Jeremiç: Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO
Ministri i jashtëm rus: OSBE po humbet shansin për të bashkuar Europën
Ukraina në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale
Sekretari Gejts injoron mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin
Presidenti Obama dhe republikanë në Kongres, për vendet e punës
Koreja e Veriut liroi një misionar amerikan, e dërgoi atë në Kinë
Mijëra banorë në ceremoninë e varrimit në Karaçi, të Pakistanit
Shala: Fuqizimi i sektorit privat, përparësi për zhvillimin e Kosovës
Montobio, Shqipëria duhet të kapërceje shpejt gjendjen politike
Intervistë në studio me zonjën Liri Berisha
Kosovë: Përfundon protesta e njësive të posaçme të policisë
Gates: SHBA do ta pajisin NATO-n me teknologji të përparuar
Presidenti i Toyotës kërkon falje për defektet në makina
Bie niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara
Shpërthim në Irak: Vriten dhe plagosen dhjetra besimtarë shiitë
Berisha dhe Rama reagojnë para tryezës me presidentin Topi  Audio Clip Available