Një major vret 13 vetë, plagos 31 në bazën ushtarake të Teksasit
Zëri i Amerikës 06-11-2009
Personeli ushtarak dhe civil në Fort Hud të Teksasit po mban sot zi në kujtim
të viktimave të njërës prej vrasjeve masive më të rënda në një bazë ushtarake
amerikane.
Autoritetet thonë se 13 vetë vdiqën dhe 31 të tjerë u plagosën kur një psikiatër
i ushtrisë hapi zjarr me dy armë zjarri në një godinë kur ushtarët po
përgatiteshin për t'u dislokuar në vende të tjera.
Ushtari i identifikuar si Major Nidal Malik Hasan kishte lindur në
Virxhinia. Njoftimet fillestare bënin të ditur se Hasani u vra në një këmbim
zjarri me oficerë të policisë usharake dhe civile, por gjatë një konferencë për
shtyp mbrëmë, Leitnant Gjenerali Bob Kone, komandant i bazës tha se Hasan nuk
ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Zoti Kone tha se motivet e vrasjeve
janë ende të paqarta, por një ish koleg tha se Hasan ishte kundër luftrave në
Irak dhe Afganinstan dhe shpresonte që Presidenti Obama do t'i tërhiqte trupat
amerikane nga këto vende.//kk//