VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Rënia e Murit të Berlinit dhe arkivat e policisë sekrete gjermane Stasi


07-11-2009

Një nga ngjarjet më të mëdha që pasuan rënien e Murit të Berlinit, ishte hyrja e protestuesve gjermanë në zyrat e policisë sekrete, Stasit. Dy muaj pas rënies së Murit dhe dorëheqjes së byrosë politike të Republikës Demokratike Gjermane, sigurimi i urryer i shtetit, Stasi, vazhdonte punën. Për demonstruesit kjo ishte skandaloze. Protesta u zhvillua me moton "Në qoftë se nuk dilni jashtë, ne do t'ju murosim brenda". Protestuesit kërkonin që selia e Stasit t'i dorëzohej një komiteti civil.

 

Më 15 janar 1990, rreth 2000 demostrues ishin mbledhur jashtë zyrtave të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Gjermanisë Lindore në Normannenstrasse, rruga Normannen, në distriktin Lichtenberg të Berlinit Lindor.

Pasi zyrtarët e Stasit nuk dolën, protestuesit u dyndën në ndërtesën e policisë sekrete, bastisën zyrat dhe shkruajtën parulla nëpër mure. Pushtimi i zyrtave në Normannenstrasse i dha fund Stasit. Në dhjetor 1989, protestuesit kishin pushtuar zyrat lokale të shërbimit sekret gjermano-lindor, por zyra qendrore e Stasit në Berlin kishte refuzuar të shpërbëhej, ashtu siç kishin vendosur autoritetet që fuqi pas rënies së Murit të Berlinit.

Barbara Timm ishte mes protestuesve që sulmuan kryeqendrën e Stasit. Ajo kujton atmosferën dhe ndjenjat e 20 vjetëve më parë, kur hyri në ndërtesë për herë të parë.

"Ishte diçka tepër mbresëlënëse të vije këtu, po as mbresëlënëse sa edhe protesta e heshtur një natë më parë. Por errësita ishte njëkohësisht edhe e frikshme dhe kërcënuese, por në fakt ajo ka qënë koha më impresionuese e gjithë jetës time”.

David Gill, student 24-vjeçar në atë kohë, ishte dëshmitar i ngjarjeve në zyrat qendrore të Stasit. Ditën tjetër ai iu bashkua komitetit civil të sapokrijuar që mori nën kontroll zyrtat e Stasit dhemë pas u zgjodh kryetar i komitetit, një detyrë që i ndryshoi jetën. Komiteti ishte i ngarkuar për të shpërndarë këtë organizim masiv me 91 mijë punonjës të përhershëm deh 100 mijë informatorë të jashtëm.

Një prej detyrave të para të komitetit civil ishte ruajtja e qindra mijëra dosjeve të Stasit. Disa ish punonjës të Stasit prunë dosje të tjera nga rajonet në zyrën qendrore. Gill kujton se fillimisht komiteti nuk dinte se çfarë të bënte me gjithë këto dokumete.

"Sot është e paimagjinueshme, por në fillim, në komitetin civil ne diskutonim edhe nëse do të ishte e drejtë që dosjet të asgjësoheshin. Zyrtarët e Stasit i kishin bindur njerëzit ose u kishin lënë përshtypjen se në to kishte informacion të atillë që do të ishte shkatërrues për shoqërinë gjermane dhe do të bënte që njerëzit të bënin vetgjyqësi dhe të linçonin”.

Por shumë shpejt u bë e qartë se në fakt disa nga dosjet kishin material tepër iritues, pasi disa nga anëtarët e opozitës gjermano-lindore dhe aktivistë të të drejtave të njeriut duhej të sqaronin lidhjet e tyre me Stasin. Disa nga këto raste më pas u trajtuan me gjyqe.

Pas ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor 1990, përgjegjësia për ruajtjen e dokumenteve të Stasit kaloi nga komiteti civil tek një autoritet i ri, BSTU, ose Zyra e Komisionerit Federal, që mban emrin e titullarit të saj të parë, Joachim Gauck. Kjo zyrë drejtohet tani nga Marianne Birthler.

BSTU ruan tani dokumentacionin e Stasit në arkivat e saj dhe u jep për t’i parë dosjet për qëllime të ndryshme individëve, institucioneve dhe publikut, sipas rregullave të vendosura. Kjo zyrë ka marrë që nga fillimi mbi 6 milionë kërkesa për të parë dosjet e Stasit dhe disa dhjetra mijëra kërkesa i drejtohen asaj çdo nga njerëz që duan të shikojnë dosjet e tyre ose dosje të tjera të Stasit.

Edhe tani, 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, një pjesë e trashëgimisë së Sasit mbetet për t’u trajtuar. Mbi 15 mijë thasë me dokumente të Stasit janë ende të pahapur në arkivin e BSTU-së.

Shumë dosje të Stasit u grinë në ditët e fundit të shërbimit sekret gjermano-lindor, por puna për rindërtimin e këtyre dosjeve vazhdon dhe me ndihmën e teknologjisë moderne, dosjet e grira skanohen dhe nëpërmjet një programi kompjuterik ato riformulohen në gjendjen e mëparëshme.

Ish kryeqendra e Stasit në Normannenstrasse, është tani memorial dhe qendër studimetsh.



Komente:

1. AVOKAT

Mendoj se Stasi ka qene njelloj si sigurimi ne Shqiperi. Neqoftese atje STASI vazhdonte pune pas renies se Murit te Berlinit, tek ne eshte edhe me keq. Edhe pas 20 vjet vazhdojne te jene ne detyra te rendesishme ish punonjes te Sigurimit, Prokurorise e Hetuesise. Kjo mendoj se eshte e pafaleshme. Pa llogaritur qe ne shume institucione shteterore punojne te afermit e tyre, femijet, dhenduret, e te tjere. Kjo eshte e pafaleshme, pasi u bene 20 vjet e Shqiperia ka njerez te pergatitur tashme ne te gjitha fushat. Kam pare edhe nje perfaqesuse qe kontrollonte STASI ne Gjermani. Ata punonin shume thjesht, i kerkohej nje drejtori te deklaronte se ka qene bashkepunetor i Stasit apo jo. N.q s. ai thoshte po, hiqej nga detyra si drejtor shkolle, por jo si mesues. Gjerat jane te thjeshta por ne shqiptaret i veshtiresojme deri ne pafundesi.
Nga Autori: MEHDI (sHQIPERI)
11-08-2009 - 11:35:44

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Mbi këtë temë
Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura
Grupet opozitare gjermane, që paraprinë rënien e Murit të Berlinit
 
  Lajmi Kryesor
Uashingtoni përfshihet përsëri nga stuhia e borës

  Lajmet
Makarov: Planet amerikane për raketat drejtohen kundër Rusisë
Greqi, mijra punonjës në grevë kundër ngrirjes së pagave
Obama: Masat për sanksione kundër Iranit po lëvizin shpejt
Greqi: Pezullohen të gjitha fluturimet për shkak të grevës
Fondi Monetar, bisedime me Serbinë për kredinë 4 miliardëshe
Dobjani: Mungesa e socialistëve pengon votimin për Avokatin e Popullit
Shqipëri: Partitë vlerësojnë tryezën e presidentit Topi
Kosovë: A.I. kërkon drejtësi për vrasjet e demonstruesve
Reagime pas mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën
Tiranë: Ekspozitë për bashkëjetesën shqiptaro-izraelite
Kritiku i luftës së Irakut,  Xhon Mërtha vdes në moshën 77 vjeçare
Ukrainë: Timoshenko planifikon sfidë ligjore për zgjedhjet
Transplantimi i parë me sukses i laringut
Toyota, riparim falas të frenave difektoze
Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës
Nexhat Peshkëpia, një zemër atdhetare në mërgim
Presidenti Topi shpall tryezën e bisedimeve
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Milloshoski në Tiranë
Komenton Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës
Grupi Ndërkombëtar për Kosovën debaton mbi integrimin e Veriut
Ukrainë: Janukoviç, fituesi i pritshëm i zgjedhjeve presidenciale