VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Shqipëri, votohet për pushtetin vendor në 5 bashki e komuna të vendit


15-11-2009

Në Shqipëri sot u votua për drejtuesit e pushtetit vendor në 5 bashki e komuna të vendit.
Opozita socialiste i ka bojkotuar këto zgjedhje, ndersa sot të gjithë të zgjedhurit e saj vendor protestuan përpara kryeministrisë për cënimin nga ana e qeverisë , siç shprehen ata, të autonomisë së tyre  financiare.

Protesta e drejtuar nga kryetari socialist Edi Rama, njëkohësisht dhe kryetar i bashkisë më të madhe të vendit, asaj të kryeqytetit, lidhej me disa vendime dhe ligje të qeverisë mbi taksat dhe tarifat vendore. Kryebashkiaku i Tiranës tha se në mënyrë të vazhdueshme qeveria e kryeministrit Berisha ka cënuar rëndë punën e bashkive, ka nxjerrë ligje e vendime në shkelje me kushtetutën, dhe se ka kufizuar ndjeshëm instrumentat financiar e fiskal të pushtetit vendor.

Drejtuesit vendas socialistë kanë kundërshtuar në vecanti një vendim të qeverisë sipas të cilit bizneset e vogla me një xhiro vjetore mbi 5 milion lekë do të konsiderohen, nga 1 janari i ardhshëm, biznes i madh e për pasojë taksat për ta do t’i shkojnë qeverisë.

Sipas zotit Rama kjo do të sillte, nga njëra anë, rrënimin e shumë biznesve dhe nga ana tjetër rënien drastike të të ardhurave të pushtetit vendor.

Në protestë është firmosur edhe një apel me 5 kërkesa drejtuar kryeministrit për anullimin e vendimeve dhe  ligjeve që lidhen me taksat dhe nivelet e tarifave vendore.

Qeveria nga ana e saj ka deklaruar se pjesën e munguar të këtyre të ardhurave ajo, ja plotëson pushtetit vendor, me grantet që  jep për ta.

Drejtuesit vendor socialistë kanë vënë si afat 5 dhjetorin për plotësimin e kërkesave të tyre duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës.

Përplasja për pushtetin vendor i shtohet konfliktit të madh mes pozitës dhe opozitës për cëhstjen e zgjedhjeve. Opozita sot nuk mori pjesë as në votimet për 5 kryetar komunash e bashkishë, vende të mbetura bosh pas zgjedhjes së ish drejtuesve të tyre si deputet.

Në këto votime është vënë re një pjesmarrje shumë e ulët, rreth 20-25 përqind deri pasdite, për shkak të një gare pa konkurrencën e dy forcave kryesore politike.   


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Uashingtoni përfshihet përsëri nga stuhia e borës

  Lajmet
Makarov: Planet amerikane për raketat drejtohen kundër Rusisë
Greqi, mijra punonjës në grevë kundër ngrirjes së pagave
Obama: Masat për sanksione kundër Iranit po lëvizin shpejt
Greqi: Pezullohen të gjitha fluturimet për shkak të grevës
Fondi Monetar, bisedime me Serbinë për kredinë 4 miliardëshe
Dobjani: Mungesa e socialistëve pengon votimin për Avokatin e Popullit
Shqipëri: Partitë vlerësojnë tryezën e presidentit Topi
Kosovë: A.I. kërkon drejtësi për vrasjet e demonstruesve
Reagime pas mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën
Tiranë: Ekspozitë për bashkëjetesën shqiptaro-izraelite
Kritiku i luftës së Irakut,  Xhon Mërtha vdes në moshën 77 vjeçare
Ukrainë: Timoshenko planifikon sfidë ligjore për zgjedhjet
Transplantimi i parë me sukses i laringut
Toyota, riparim falas të frenave difektoze
Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës
Nexhat Peshkëpia, një zemër atdhetare në mërgim
Presidenti Topi shpall tryezën e bisedimeve
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Milloshoski në Tiranë
Komenton Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës
Grupi Ndërkombëtar për Kosovën debaton mbi integrimin e Veriut
Ukrainë: Janukoviç, fituesi i pritshëm i zgjedhjeve presidenciale