VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Izraeli zhvillon sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës


23-11-2009

Izraeli thotë se ka goditur disa fabrika që dyshohen se prodhojnë armë dhe disa tunele që përdoren për kontrabandë në Rripin e Gazës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Luis Ramirez njofton nga Jeruzalemi se sulmet ajrore u kryen pavarësish nga njoftimi i Hamasit se militantët në Gaza nuk do të hedhin më raketa në Izraelin jugor.

Izraeli thotë se sulmet ajrore u kryen në përgjigje të një rakete që u hodh të shtunën nga militantët në Gaza drejt Izraelit jugor.

Sulmet izraelite ndodhën pak orë pasi Hamasi, fraksioni militant islamik i mbështetur nga Irani i cili sundon në Gazë, njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me fraksionet palestineze brenda Rripit të ndalojë hedhjen e raketave.

Ministri i Brendshëm i Hamasit Fathi Hamad tha se marrëveshja synonte t’i jepte popullit të Gazës stabilitetin e nevojitur për rindërtim ëas ofensivës 22-ditore të Izraelit para afro një viti.

Ai tha se Hamasi kishte arritur një marrëveshje me të gjitha fraksionet palestineze për të mos goditur më Izraelin me raketa. Ai tha se nëse forcat izraelite hyjnë në Gazë, fraksioneve do u jepej dorë e lirë për të reaguar.

Izraelitët iu përgjigjën njoftimit të Hamasit me skepticizëm. Njoftimet e lajmeve cituan një zyrtar në zyrën e kryeministrit të ketë thënë se Izraeli do ta gjykonte Hamasin në bazë të veprave dhe jo fjalëve.

Pavarësisht nga sulmet ajrore të djeshme në Gaza, premtimi i Hamasit për të ndaluar raketat rrit shpresat në Izrael se një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit mund të mos jetë larg.

Izraeli dë që Hamasi të lirojë Gilad Shalit, një ushtar i kapur dhe i mbajtur peng nga militantët në Gaza që prej më shumë se tre vjetësh. Njoftimet në Gaza citojnë zyrtarë të Hamasit të përfshirë në negociata të kenë thënë se bisedimet janë pranë zgjidhjes së pengesave të mbetura.

Në këmbim për lirimin e ushtarit izraelit Shalit, Hamasi kërkon që Izraeli të lirojë qindra të burgosur palestinezë. Aty përfshihen disa të dënuar për sulme terroriste që kanë shkaktuar vdekjen e izraelitëve. //bsa//

 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Uashingtoni përfshihet përsëri nga stuhia e borës

  Lajmet
Makarov: Planet amerikane për raketat drejtohen kundër Rusisë
Greqi, mijra punonjës në grevë kundër ngrirjes së pagave
Obama: Masat për sanksione kundër Iranit po lëvizin shpejt
Greqi: Pezullohen të gjitha fluturimet për shkak të grevës
Fondi Monetar, bisedime me Serbinë për kredinë 4 miliardëshe
Dobjani: Mungesa e socialistëve pengon votimin për Avokatin e Popullit
Shqipëri: Partitë vlerësojnë tryezën e presidentit Topi
Kosovë: A.I. kërkon drejtësi për vrasjet e demonstruesve
Reagime pas mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën
Tiranë: Ekspozitë për bashkëjetesën shqiptaro-izraelite
Kritiku i luftës së Irakut,  Xhon Mërtha vdes në moshën 77 vjeçare
Ukrainë: Timoshenko planifikon sfidë ligjore për zgjedhjet
Transplantimi i parë me sukses i laringut
Toyota, riparim falas të frenave difektoze
Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës
Nexhat Peshkëpia, një zemër atdhetare në mërgim
Presidenti Topi shpall tryezën e bisedimeve
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Milloshoski në Tiranë
Komenton Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës
Grupi Ndërkombëtar për Kosovën debaton mbi integrimin e Veriut
Ukrainë: Janukoviç, fituesi i pritshëm i zgjedhjeve presidenciale