PD sulmon Presidentin Topi për çështjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë
Armand Mero
| Tiranë
Foto: VOA
Në Shqipëri Partia Demokratike sulmoi sot ashpër Presidentin Bamir Topi për mosdekretimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, të cilit i ka mbaruar mandati, duke e konsideruar këtë si një akt të rëndë dhe të paprecedent. Nga presidenca këto akuza u hodhën poshtë duke i cilësuar si deklarata të frymëzuara politikisht me qëllim spostimin e vëmendjes nga problemet mjaft të rëndësishme që ka sot politika shqiptare.