Në Boston vazhdojnë veprimtaritë me rastin e 100-vjetorit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha u themelua në vitin 1908 nga Fan Noli, i cili do të bëhej më pas një udhëheqës i vërtetë i komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe një figurë e shquar politike dhe kulturore. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ndodhet në Boston dhe përgatiti një kronikë mbi një aspekt nga jeta e Nolit.