Amerikanët festuan përvjetorin e shpalljes së pavarsisë, me fishekzjarrë, parada e koncerte.

Uashingtoni dhe Nju Jorku, ishin dy nga qytetet ku pati  shfaqje spektakolare me fishekzjarrë e muzikë, por shumë qytete të tjera u detyruan të pakësojnë në mënyrë dramatike festimet, si rrjedhojë e krizës ekonomike.

Kjo festë kujton 4 korrikun e vitit 1776, kur delegatë nga 13 kolonitë amerikane shpallën zyrtarisht pavarësinë nga Anglia. Presidenti Barak Obama do ta festojë këtë ditë me një pritje në Shtëpinë e Bardhë së bashku me familjarë të  ushtarëve amerikanë.

Në parkun kombëtar përballë ndërtesës së Kapitolit në Uashington u dhanë koncerte për publikun sipas traditës, ku ndër të ftuarit ishin këngëtarë si Barry Manilow dhe Aretha Franklin. //ii