Zyrtarët palestinezë: Pa rezultat bisedimet Klinton - Abaz
Zëri i Amerikës
Zyrtarët
palestinezë thonë se bisedimet mes presidentit palestinez Mahmud Abaz dhe
Sekretares së Shtetit Hillari Klinton nuk kanë dhënë rezultat në negociatat për
paqe në Lindjen e Mesme.
Saeb Erakat, ndihmës i zotit Abaz tha
se nuk ka gjasa që palestinezët të rifillojnë bisedimet e paqes me Izraelit, pa
një pezullim të plotë të ndërtimeve të reja në vendbanimet hebraike.
Zoti Erakat thotë se çështja e
vendbanimeve u ngrit në diskutimet mes zotit Abaz dhe zonjës Klinton sot në Abu
Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe. I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme
George Mitchell mori pjesë në takim.
Izraeli ka ofruar vetëm një ndalim të
pjesshëm të ndërtimeve në Bregun Perëndimor.
Zonja Klinton zhvillon sot bisedime me
kryeministrin izraelit Benjamin Netenyahu. //mm//