Në Kosovë, autoritetet shpallën ditën e sotme ditë zie në shenjë nderimi për një grup qytetarësh, që humbën jetën gjatë përpjekjeve për të emigruar në Evropën perëndimore. Incidenti, ku mendohet se humbën jetën 16 veta, ndodhi  nga mesi i tetorit në lumin Tisa në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë. Deri tani janë identifikuar tetë viktima të kësaj ngjarjeje tragjike.