Gazetari dhe
analisti i njohur
i shtypit shqiptar, Mero Baze, deklaroi në Tiranë, se goditjet e
dhunshme ndaj tij erdhën nga klane të inkriminuara të biznesit që kanë
kapur shtetin me manovra
korruptive nga më të ndryshmet.
Drejtuesi i gazetës "Tema"
thotë në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se dhuna ndaj shtypit të lirë po
shtohet në Shqipëri sa më shumë po zhvillohet gazetaria investigative që po zbulon korrupsionin qeveritar.