Në Shkodër u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Bashkisë së këtij qyteti dhe  Programit Prag, të Koorporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë. Marrëveshja  parashikon hartimin e programit pilot  të Rregjistrit të Planifikimit të Territorit për Bashkinë e Shkodrër e cila është një nga pesë bashkitë e Shqipërisë,  që do të nënshkruajnë marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi me Programin Prag të Koorporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit. Kjo është një marrëveshje dy vjeçare me vlerë 15.7 milion dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e financuar nga Koorporata e Sfidës së Mijëvjeçarit.