E hënë, 09 Nëntor 2009
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Presidenti
amerikan Barak Obama do të takohet sot në Washington me kryeministrin izraelit
Benjamin Netanjahu. Zoti Netanjahu ndodhet në Washington për të folur në një forum të Federatës Hebraike të
Amerikës Veriore.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se të dy udhëheqësit do
të bisedojnë sonte, por nuk do të japin bashkarisht një konferencë shtypi në
Shtëpinë e Bardhë.
Administrata e zotit Obama është përpjekur për muaj me radhë
për ta nxitur zotin Netanjahu dhe Presidentin palestinez Mahmud Abas, që t’i
rigjallërojnë bisedimet e paqes.
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe
Izraelit u tensionuan pasi zoti Netanjahu e hodhi poshtë kërkesën e zotit Obama
për ndalimin e ndërtimit të kolonive hebraike në Bregun Perëndimor.
Zoti Obama
e anuloi fjalimin që kishte në plan ta mbante në takimin e udhëheqësve hebraikë
të Amerikës Veriore të martën, ngaqë do të marrë pjesë në një shërbim
përkujtimor në Teksas për viktimat e sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar në
bazën ushtarake në Fort Hood. //kk//
You need Adobe Flash Player 10 to view this widget.




| Emri |
Pikë |
Ndryshimi |
| DJIA | 12,890.46 |
+6.51 |
+0.05% |
| S&P 500 | 1,351.95 |
+1.99 |
+0.15% |
| NASDAQ | 2,927.23 |
+11.37 |
+0.39% |
| FTSE 100 | 5,895.47 |
+19.54 |
+0.33% |
| CAC-40 | 3,424.71 |
+14.71 |
+0.43% |
| DAX | 6,788.80 |
+40.04 |
+0.59% |
Përditësuar: 03:31 UTC
| Emri |
US Dollar |
Ndryshimi |
| ALL |
0.01 |
+0.00 |
+0.00% |
| USD |
1.00 |
+0.00 |
+0.00% |
| EUR |
1.33 |
-0.00 |
-0.02% |
| GBP |
1.58 |
-0.00 |
-0.04% |
| JPY |
0.01 |
+0.00 |
+0.08% |
| Emri |
US Dollar |
Ndryshimi |
| CNY |
0.16 |
+0.00 |
+0.11% |
| HRK |
0.18 |
+0.00 |
+0.17% |
| RSD |
0.01 |
-0.00 |
-0.04% |
| BAM |
0.68 |
-0.00 |
-0.03% |
| TRY |
0.57 |
-0.00 |
-0.10% |
|
Trego më shumë
Përditësuar: 03:31 UTC
| Emri |
Çmimi |
Ndryshimi |
| Ari |
1,733.30 |
-5.70 |
-0.33% |
| Naftë bruto |
118.09 |
-0.50 |
-0.42% |
| Kafe |
216.00 |
-4.05 |
-1.84% |
| Bakër |
397.45 |
+6.85 |
+1.75% |
| Kakao |
2,236.00 |
-27.00 |
-1.19% |
| Oriz |
14.02 |
-0.06 |
-0.43% |
| Pambuk |
90.38 |
-3.24 |
-3.46% |
| Sheqer |
24.53 |
+0.05 |
+0.20% |
| Grurë |
641.25 |
-4.75 |
-0.74% |
Përditësuar: 03:31 UTC