Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën parazgjedhore në Kosovë
Zëri i Amerikës
Në Kosovë autoritetet më të larta ndërkombëtare dhe vendase u kanë bërë
thirrje subjekteve politike që të përmbahen nga çdo veprim që mund të
dëmtojë procesin e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Komentet e tyre
pasuan një incident që ka ndodhur mbrëmë në komunën e Deçanit në
Kosovën perëndimore pas përfundimit të tubimit paraelektoral të Partisë
Demokratike të Kryeministrit, Hashim Thaçi.