Në Kosovë, po vazhdon numërimi i votave të fundit para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të së dielës për pushtetin komunal. 

Njëkohësisht, Komisioni Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa është duke shqyrtuar ankesat e partive politike për shkelje të rregullave gjatë fushatës dhe në ditën e votimeve. Autoritetet e këtij Komisioni thanë se kanë pranuar 150 ankesa, në dallim nga zgjedhjet e kaluara kur kishte më shumë se 700 ankesa të subjekteve politike. 

Zgjedhjet e së dielës janë vlerësuar pozitivisht nga autoritetet vendase e ndërkombëtare të cilët thonë se rrjedha e mirë e votimeve do të ushtrojë ndikim edhe në zhvillimet tjera politike për Kosovën. //rd//