Kryeministri i Belgjikës Herman Van Rompuy do të bëhet Presidenti i parë i Bashkimit Evropian.Diplomatët që morën pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel thonë se përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare ranë dakord të emërojnë zotin Rompuy në këtë post.

Komisionerja britanike për Bashkimin Evropian Catherine Ashton u zgjodh si Shefja e re e Politikës së Jashtme të Bashkimit. Ajo do të zëvendësojë spanjollin Havier Solana. 

Zoti Van Rompuy ishte një ndër kandidatët në një listë që përfshinte ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe politikanë të tjerë më të njohur. //iç//