Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
Zëri i Amerikës
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi, thotë se vendosja e
marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës do ta çojë më tej bashkëpunimin
ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, të cilat tashmë kanë krijuar një traditë
në këtë fushë. Zoti Besimi foli gjithashtu për çështje të tjera ekonomike në
Maqedoni gjatë një interviste në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington.