Policia e Gjirokastërs tha sot se arrestoi një specialist të shërbimit  informativ shtetëror  dhe një zyrtar të Tatimeve  të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.

Sipas policisë gjatë operacionit u bë kapja në flagrancë e njërit prej zyrtarëve me një shumë prej 4 mijë eurosh.

Kjo shumë  ishte dhënë nga një pedagoge e Universitetit të Gjirokastrës pas presioneve që ishin bërë ndaj saj nga dy zyrtarët  në shkëmbim  të një material filmik kompromentues që kishin për këtë shtetase.

Policia nuk tha nëse materiali  filmik ishte bërë me lejen e organeve kompetente dhe më pas ishte tentuar të përdorej nga dy të akuzuarit. Korupsioni në Universitetet  në Shqipëri është në nivele shqetësuese  në formën e ryshfetit financiar  që studentët japin për të marrë provimet.

Policia ka ndërmarrë në disa raste operacione hetimore në disa nga Universitetet për të frenuar këtë dukuri. //mm//