Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm
Zëri i Amerikës
Avokati i njërit prej pesë personave që do të gjykohen për sulmet terroriste të
11 shtatorit 2001, thotë se të dyshuarit do të deklarojnë se janë të pafajshëm
dhe do ta përdorin gjyqin si platformë për të shprehur pikëpamjet e tyre
politike.
Avokati Skot Fenstermaker thotë se klienti i tij, Ali Abd al-Aziz Ali dhe
katër burra të tjera nuk do të mohojnë rolin e tyre në sulmet që vranë 3 mijë
njerëz por do t’i shpjegojnë jurisë se pse i kryen sulmet.
Avokati Fenstermaket u takua me Aliun javën e kaluar në burgun e Gjirit
Guantanamo të Kubës.
Ali është nipi i organizatorit të sulmeve Khalid Sheik Mohammed.
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi në fillim të muajit se pesë
persona përfshi Mohamedin dhe Aliun do të gjykohen në një gjykatë civile
federale në Nju Jork, jo shumë larg vendit ku ndodheshin dikur kullat e Qendrës
Botërore të Tregëtisë. //mm//