Dje në sheshin kryesor Zokalo, të kryeqytetit meksikan Meksiko, u zhvillua një spektakël, gjatë të cilit u lëshuan 10 balona me ajër të ngrohtë, në kuadrin e fushatës së qytetit për rikthimin e turistëve, numri i të cilëve ra ndjeshëm pas shpërthimit të epidemisë së gripit të derrave në vend. 

Balonat me ajër, të ndriçuara, mbushën qiellin e mbrëmjes të Meksikos, në një sfond ndërtesash të lashta qeveritare, qindra spektatorëve dhe katedrales së qytetit. Turismi në Meksikë pësoi rënie të madhe këtë vit. 

Ekonomia meksikane e bazuar kryesisht tek të ardhurat nga nafta, eksportet dhe turizmi, u dëmtua nga epidemia e gripit, që i bëri turistët të mos shkojnë më në plazhet e famshme të vendit dhe në qytetet kryesore të vendit.//lk