Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar mes pozitës dhe opozitës
Armand Mero, Tiranë
| Zëri i Amerikës
Në Shqipëri, një ditë pas përfundimit të protestës së opozitës dhe
ultimatumit të saj 10 ditor brenda të cilit qeveria duhet të pranojë
kërkesën për hapjen e kutive, përfaqësuesit e shumicës e akuzuan
kryetarin socialist se po kërkon ta marre pushtetin me dhunë. Këtë akuzë kryetari socialist Edi Rama e hodhi poshtë, duke shpjeguar se
refuzimi i kërkesës së tyre është një arsye e mjaftueshme që vendi të
shkojë në zgjedhje të parakohëshme.