Shqipëri: Konferencë për investimet me qarqet e biznesit
Ilirian Agolli, Tiranë
| Zëri i Amerikës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se
qeveria ka përdorur paratë e privatizimeve dhe ka rritur huamarrjen
publike, sepse ka rënë mbledhja e të ardhurave buxhetore. Në një forum
të organizuar me qarqet e biznesit, guvernatori Fullani bëri thirrje
për investime të qëndrueshme për vitin e ardhshëm, pas një
parashikimi të kujdesshëm të gjendjes eknomike të vendit dhe të
rajonit.