Kosovë: Vazhdojnë debatet për koalicionin qeverisës
Leonat Shehu, Prishtinë
| Zëri i Amerikës
Në Kosovë, kanë vazhduar debatet rreth qëndrueshmërisë së
koalicionit qeverisës, vazhdimësia e të cilit u rikonfirmua nga të dyja partitë
në pushtet. Partitë opozitare thonë se koalicioni qeverisës është i
paqëndrueshëm dhe tash duhet menduar për zgjedhje të parakohshme, ndërsa
partitë në pushtet thonë se qeveria aktuale mbetet në pushtet deri në zgjedhjet
e përgjithshme që duhet të mbahen në vjeshtën e vitit 2011.