Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Zëri i Amerikës
Kryeministri Sali Berisha duke komentuar sot për qëndrimin
e opozitës dhe kërkesat e saj, foli për një aleancë punisto-mafioze,
ultimatumet e së cilës, sic u shpreh ai, nuk do të mund të dhunojnë
rendin demokratik.
Nga ana tjetër, socialistët ritheksuan qëndrimin e
prerë, se nuk tërhiqen nga protestat, deri në largimin e Kryeministrit
Berisha, nëse nuk hapen kutitë e votimit, siç theksoi kryetari i tyre
Edi Rama.