Hillari Klinton: Rrjetet ekstremiste islamike, kërcënim i madh për SHBA
Zëri i Amerikës
Sekretarja amerikane e
Shtetit Hillary Klinton tha se rrjetet ekstremiste islamike ndërmjet vendeve
përbëjnë kërcënim më të madh ndaj Shteteve të Bashkuara sesa programet
bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.
Zonja Klinton tha se administrata Obama është e shqetësuar rreth lidhjeve
mes grupeve besnike të Al-Kaidës me baza në Afganistan, Pakistan, Arabinë
Saudite, Jemen dhe Afrikën e Veriut. Ajo i bëri komentet në një intervistë të
transmetuar sot nga rrjeti televiziv CNN.
Zonja Klinton tha se një Iran me armë bërthamore apo Korea e Veriut
përbëjnë që të dyja një kërcënim real ndaj Shteteve të Bashkuara. Irani ka
mohuar se kërkon të prodhojë armë bërthamore dhe thotë se programi i saj ka
synime paqësore.
Korea e Veriut ka bërë prova të armëve bërthamore dhe ka bllokuar bisedimet
gjashtë palëshe për çarmatim në kthim të ndihmës dhe nismave ndërkombëtare.//mm//