SHBA: Zonat lindore dhe qëndrore përfshihen nga stuhia dimërore
Zëri i Amerikës, Uashington
Banorët e shteteve qëndrore dhe lindore të Atlantikut po
përballen me një ngricë dhe stuhi, si pasojë e së cilës, kanë mbetur pa energji
elektrike qindra mijëra njerëz dhe deri tani është njoftuar për 2 të vdekur.
Nga Nju Xhërsi deri në jug të Virxhinias, bora e dëndur
dhe erërat e fuqishme kanë lënë mjaft shtëpi pa energji elektrike, dhe kanë
shkaktuar rrëzim të pemëve.
Aeroportet dhe linjat hekurudhore janë mbyllur. Situata e
emergjencës është shpallur në zonën qendrore.
Bora që ka rënë për më shumë se 24 orë, po shoqërohet nga
një i ftohtë i pazakontë, me temperatura të ulëta që ndërlikojnë përpjekjet e
skuadrave të pastrimit të rrugëve.