Dobjani: Mungesa e socialistëve pengon votimin për Avokatin e Popullit
Uashington
Avokati i Popullit i Shqipërisë Ermir Dobjani thotë se gjendja e lirive dhe
të drejtave të njeriut në Shqipëri është përmirësuar. Zoti Dobjani, i cili
vizitoi Uashingtonin për të marrë pjesë në mëngjesin e lutjeve, shpjegoi në një
intervistë për Zërin e Amerikës se si ndikon mungesa e socialistëve në
parlament në votimin për Avokatin e Popullit, ndërkohë që vetë zotit Dobjani po
i përfundon mandati i dytë në detyrë.