Shqipëri: Partitë vlerësojnë tryezën e presidentit Topi
Zëri i Amerikës
Në Shqipëri dy
partitë më të mëdha të vendit vlerësuan sot me tone pozitive tryezën e thirrur
nga presidenti Bamir Topi në të cilën do të ulen kryeminisri Sali Berisha dhe
kryetari socialist Edi Rama.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit
Patozi tha se partia e tij është e angazhuar të japë kontributin e saj në
përputhje me rregullat e shtetit ligjor. Ndërsa zoti Rama përsëriti se hapja e
kutive është një kusht i patjetërsueshëm për hetimin e plotë të procesit
zgjedhor.