Prishtina dhe Beogradi e kanë pritur në mënyra krejt të ndryshme mbështetjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për strategjinë e qeverisë së Kosovës dhe zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e veriut të vendit të banuar me shumicë serbe. 

Grupi Drejtues që mbikëqyr zbatimin e planit të kryenegociatorit ndërkombëtar Martti Ahtisaari bëri thirrje dje që edhe Serbia të luajë një rol konstruktiv në përpjekjet për të siguruar kushte më të mira jetese në veriun e Kosovës.